IKSHPK ka njoftuar se është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus, duke shkuar në 7 numri i personave të konfirmuar sot dhe në 31 raste të konfirmuar që nga fillimi i paraqitjes së pandemisë në Kosovë.
“Sot më 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 150 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rasti pozitiv është me vendbanim nga fshati Senik- Malishevë, i gjinisë mashkull me moshë 31 vjeçare.
Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e një (31) raste kanë rezultuar pozitive./KosovaPress/