Kina ka njoftuar për dje një buletin për koronavirusin me minimumin e ri absolut: vetëm tetë raste të reja të regjistruara dhe shtatë vdekje, të cilat e cojnë numrin e përgjithshëm të viktimave në 3 176.
Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetit (NHC) gjithashtu raportoi se gjashtë vdekje i përkasin provincës Hubei, epiqendra e epidemisë dhe një në Shandong.
”Kulmi në Kinë tani ka kaluar”, deklaroi Mi Feng, zëdhënës i Komisionit Kombëtar kinez të Shëndetit (NHC).
”Rastet e reja po zvogëlohen në vend dhe e gjithë situata e epidemisë mbetet në nivele shumë të ulëta”, theksoi ai./atsh