Për herë të parë që nga përhapja e koronavirusit, Kina nuk ka përjetuar asnjë infeksion nga brenda vendit, njoftoi sot Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetit.
”Nga ana tjetër, 34 raste pozitive erdhën nga jashtë, rritja më e madhe ditore në dy javët e fundit”, shtoi ky komision.
Sipas të dhënave të komisionit, rastet pozitive të mbërritura nga jashtë kanë arritur në 189.
Sidoqoftë, të dhënat tregojnë se pandemia është nën kontroll në Wuhan, ku virusi u shfaq në dhjetor.
Në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 8 vdekje – të gjitha në Hubei – të cilat e cojnë numrin e vdekjeve në 3 245.
Në Kinë ka pasur gjithsej 81 000 raste të infeksionit, por vetëm 7 263 ende vuajnë nga koronavirusi./ atsh