Loading...

Izolimi e vetmja metodë e ndërprerjes së infektimeve, Harxhi: Shqipëria me fat, u morën shumë shpejt masat

Mjeku infeksionist, Arjan Harxhi foli lidhur me situatën aktuale të koronavirusit në vend, ku u shpreh Shqipëria është me fat sepse masat u morën që herët, por qytetarët duhet të mësohen që jetojnë në një realitet tjetër.

I ftuar në një nga mediet, mbrëmjen e së hënës Harxhi e vuri theksin edhe tek pasojat psikologjike të pandemisë që ka prekur globin.

”Në këtë rast, unë do të doja që ndoshta Shqipëria ishte me fat që i mori shpejt këto masa. Ka shumë pikëpyetje dhe argumente se pse ndodhi kjo në Itali, argumente, kundërargumente që mbrojnë një teori apo një tjetër, ajo që dimë është që e vetmja mënyrë e ndërprerjes së zinxhirit është mënyra e prerjes së rrugës së transmetimit të këtij infeksioni. Nuk ka rrugë tjetër, kështu që këto masa duhet të jenë ekstreme. Nuk ka mënyrë tjetër dhe ne duhet të mësohemi tashmë që jemi realisht në një realitet tjetër. Një realitet që deri dje ngjante sikur ishte e filmave të Hollivudit, sot është një realitet për të cilin ne duhet të përqasemi. Masat duhet të jenë që njerëzit duhet të mësohet që ndoshta të mos kemi jo vetëm pasoja fizike, por edhe psikologjike. Pra, edhe shëndeti mendor duhet të jetë i rëndësishëm dhe për ketë media ka një rol të rëndësishëm”, – tha ai.

Më tej, Harxhi u shpreh edhe me rastet që mund të rikthehen, pra të rezultojnë pozivitë sërisht ndaj COVID-19, se “rastet janë sporadike dhe mund të mos kenë qenë raste të shëruara ose mund të kenë qenë jo realisht vërtet ai lloj infeksioni. Përgjithsisht, ky infeksion lë imunitet. Do e shohim, koha do të jetë tregues por deri tani nuk ka raste që rikthehen”.

Mjeku Harxhi shtoi se “ne kemi eksperiencën e Kinës që kanë trajtuar pacientë me plazmën e personave që kanë qenë në konvaleshencë, gjithmonë me këtë lloj teorie që të shfrytëzojë antitrupat e formuara në gjakun e personit që e ka kaluar, tek një i sëmurë”.

Lidhur me testet që kryhen për COVID-19, mjeku infeksionist tha se “shkenca thotë se pozitiviteti i tamponit është 75%. Pra, në 25% të rasteve mund të dalë, ne i quajmë me termin “falso negative” dhe kjo jo për defekt të testit por është i tillë dinamika e virusit, sepse mund të mos gjendet në fyt dhe në hundë dhe është në sekrecionet e mëposhtme dhe kjo është parë nga eksperienca e Kinës dhe Italisë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com