Loading...

Itali/Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19, autoritetet shëndetësore të rezervuara

Autoritetet italiane kërkuan sot të mos krijohen iluzione mbi uljen e numrit të rasteve të reja me COVID-19 një ditë më parë duke i kërkuar popullit të respektojë më shumë se kurrë rregullat e sigurisë.

“Ne nuk duhet të krijojmë iluzione duke u nisur nga kjo rënie e vogël e numrit të të prekurve”, deklaroi presidenti i Institutit të lartë të Shëndetësisë në valet e “Rai Radio2”.

Sipas bilancit zyrtar të publikura dje në mbrëmje, rastet e reja ranë në 4 789 nga 6 557 të shtunën.
Italia ka regjistrua 601 të vdekur të tjerë si pasojë e koronavirusit në 24 orë, një shifër gjithashtu më e ulët, rreth 6 077 që prej fillimit të epidemisë.

“Ne duhet të shqyrtojmë të dhënat me shumë kujdes, t’i analizojmë në planin epidemiologjik. Duhet të presim disa ditë për të kuptuar se cila është tendenca. Jemi në një javë shumë të rendësishme”, theksoi ai duke u kërkuar italianëve të respektojnë rregullat e sigurisë për të penguar përhapjet e reja.

“Të përpiqemi të sillemi mire. Një sjellje e keqe sot, do të ketë pasoja në dy javët e ardhshme”, paralajmëroi ai.//atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com