Loading...

Ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, De Biasi falënderon Shqipërinë për ekipin mjekësor në ndihmë të Italisë

Ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, i cili ndihmoi kuqezinjtë të prekin ëndrrën europiane ka falenderuar Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për dërgimin në Lombardi, një nga zonat më të goditura nga COVID 19, të 30 infermierëve dhe mjekëve.

De Biasi duke publikuar foton e kryeministrit shqiptar ka nënvizuar se sot jemi të gjithë italianë. “Italia është shtëpia jonë, sot jemi të gjithë italianë”, ka shkruar de Biasi.

Ditën e shtunë u nisën nga Shqipëria drejt Italisë 20 infermierë dhe 10 mjekë shqiptarë në ndihmë të stafeve italiane që luftojnë për jetën e të prekurve nga koronavirusi. Mjekët dhe infermierët shqiptarë do të shërbejnë në Lombardi./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com