Për fat të keq rezulton edhe një vajzë 20-muajshe në mesin e të infektuarve nga Covid19 në provincën e Ravennas, raportoi gazeta italiane ”Resto del Carlino”.
Vogëlushja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas kurimit doli nga spitali i qytetit.
Nëna e saj rezultoi negative ndaj tamponit, dhe sipas hipotezës infeksioni mund të lidhej me babanë e saj, i cili u shtrua në spital, por jo në kujdes intensiv.
Ky është rasti i katërt i të miturve për provincën e Romagnas që ka kontraktuar sëmundjen: por edhe në tre rastet e tjera, të gjitha nën moshën 14 vjeç , dhe simptomat te foshnja janë shfaqur të buta. /atsh