Loading...

COVID 19/ Brataj: Si përballohen shenjat e gripit në shtëpi, telefononi 127 vetëm nëse keni vërtet nevojë

Shefi i urgjencës kombëtare Skënder Brataj shpjegoi në një intervistë për mediet, të shtunën se si duhet vepruar kur shfaqen sintomat e gripit, që jo doemos janë COVID 19, koronavirusi i ri.

Brataj shpjegoi të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët kur kanë simptoma si temperature, dhimbje fyti, vështirësi frymëmarrje…etj.

“Sikur e komunikoi edhe Ministria e Shëndetësisë numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 38. Në në këtë moment po presim për një numër shumë të madh thirrjesh. Ajo që doja të thoja përpara se të jap shifra, është një mesazh për qytetarët. Të gjithë ata që marrin në telefon 127, le të presin në radhë, pasi brenda disa sekondash ose minutash, do të marrin përgjigje nga 127. Nëse ata që marrin në telefon dhe do ritentojnë ato do të presin sërish në radhë. Do të kalojnë në radhë pas atyre që kanë telefonuar para tyre”,- tha Brataj.

“Qytetarët duhet të telefonojnë 127 vetëm nëse kanë vërtetë nevojë. Përsa i përket personave të infektuar deri në këtë moment janë në gjendje stacionare, nuk ka përkeqësim të tyre. Duke parë eksperiencën e Kinës dhe Italisë në këto ditë edhe pse u vendosën masa të rrepta në Tiranë dhe Durrës njerëzit janë spostuar drejt qyteteve të tjera ku nuk ishte e ndaluar lëvizja. Ky ishte edhe gabimi që bëri Italia, derisa u shpall zonë e kuqe e gjitha”,- sqaroi Brataj.

“E njëjta gjë ndodhi edhe në vendin tonë. Numri i të infektuarve normal që do të rritet për arsye të shkaqeve që thamë pak më parë. Ajo që dua t’iu them qytetarëve është sesi të veprojnë nëse do të kenë simptoma: Personat që kanë ardhur nga Italia dhe personat që e dinë se kanë qenë të infektuar me COVID-19 nuk duhet të kërkojnë më tampona sepse nuk ka më sens. Nëse këta persona kanë këtë histori udhëtimi apo kontakti me persona të infektuar dhe kanë simptoma si temperaturë dhe do të zgjasë më shumë se dy ditë më poshtë se 38.5 ju këshillohet që të marrin paracetamol 500 deri në 1000 miligramë sipas peshës. Kryesisht të rriturit duhet të marrin 1000 miligramë sepse ata ritelefonojnë sërish, pasi janë të shqetësuar kur nuk iu ulet temperatura”,- nënvizoi Brataj.

“Temperatura nuk ulet, pasi doza është e ulët. Prandaj janë të këshilluar të marrin 1000 miligramë. Nëse temperatura është mbi 38.5 janë të këshilluar të marrin 400-600 miligramë. Në qoftë se shfaqen simptoma qytetarët duhet të marrin shurup për qetësimin e kollës. Të marrin si terapi mbështetëse, duhet të marrin vitaminë C dhe B, çaj, lëngje frutash, ujë, ushqime të shëndetshme dhe mbi të gjitha fruta dhe perime. Nëse qytetarët i kanë të avancuara simptomat, si vështirësi në frymëmarrje, kur nuk mbushen dot me frymë, duhet të konsultohen me mjekun e thirrjes për të marrë si terapi edhe antibiotikë. Nëse problemet me frymarrjen vështirësohen duhet të merret 127 për t’u shoqëruar drejt spitalit”,- tha Brataj.

“Nëse qytetari do të ketë dhimbje fyti, këshillohet ‘spraj propolis’ ose ‘brufen’ 400- 600 miligramë të paktën për tre ditë, dy deri në tre herë në ditë pas ushqimit. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është se nëse personat do të kenë edhe të dridhura do të thotë se do të rritet temperatura dhe nuk këshillohet mbulimi me rroba apo batanije i tyre, përkundrazi duhet të matet temperatura dhe të bëhet trajtimi i tyre me antibiotikë. Nëse nuk ulet temperatura duhet të përdorim kompresa me ujë të vakët në sqetulla, në qafë, në ballë për të ulur temperaturën e brendshme të organizimit. Në qoftë se qytetarët do të kenë diarre, pra bark, atëherë përdorin ‘Loperaminë’ ose ‘Fustopak’. Nëse do të kenë dy ose tre dalje në banjë atëherë qytetarët duhet të marrin 2 kokrra ‘Loperaminë’ më pas nga një. Nëse do të kenë të vjella qytetarët duhet të marrin ‘ Reglanë’, ‘Demoprazol’”,- tha ai./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com