Loading...

Britania e Madhe mund të goditet më keq se Italia nga COVID-19

Britania e Madhe mund të goditet më keq se Italia nga shpërthimi i koronavirusit për shkak të funksionimit të sistemit të saj kombëtar shëndetësor, ka paralajmëruar një mjek i moshuar britanik.

Mjeku, i cili nuk donte të identifikohej, i tha ”Sky News” se sistemi shëndetësor shtetëror në Britani mund të dalë plotësisht nga funksionimi për shkak të kërkesave.

Britania e Madhe ka 177 vdekje që nga e premtja, me numrin e infeksioneve të konfirmuara në rritje në 3 983.

Ekspertët shëndetësorë të qeverisë thonë se dhjetëra mijëra britanikë janë ndoshta të infektuar.

Kriza e koronavirusit të Italisë është më vdekjeprurja në botë, me më shumë se 4 000 viktima.

“Unë jam i vetëdijshëm për sistemin italian dhe mendoj se në disa gjëra ai është përpara nesh për sa i përket burimeve dhe shtretërve të kujdesit intensiv që ata kishin në dispozicion para se të ndodhte kjo”, tha mjeku britanik.

“Kështu që unë mendoj se ne në të vërtetë mund të përfundojmë në një gjendje më të keqe sesa ata aktualisht, përveç se në rast se marrim masa të mjaftueshme tani”, theksoi ai.

“Ne e dimë se çfarë po vjen dhe gjithashtu dimë se ajo që po vjen është jashtëzakonisht e madhe”, tha ky mjek./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com