Loading...

Ardit Gjebrea i bashkohet nismës së bashkisë së Tiranës, ndihmon 20 familje në nevojë

Kantautori dhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea iu bashkua nismës së bashkisë së Tiranës për të ndihmuar familjet në nevojë.

Gjebrea gjatë bisedës me nënkryetaren e bashkisë së Tiranës, Anila Ruseti, deklaroi se bashkë me përfaqësues të marketeve do të ndihmojnë 20 familje në nevojë këto ditë të vështira në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës.

Nënkryetarja Ruseti theksoi se “prioritet këto ditë për ndihma kanë të moshuarit, familjet në nevojë e që janë në listat e ndihmës ekonomike, nënat kryefamiljare por edhe anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian që janë të gjithë në databazën e bashkisë së Tiranës”.

“Ne do i referohemi databazës që ne kemi dhe do të përpiqemi që mes familjeve që kemi me pensionistë ose pensionistëve të vetmuar ne do përpiqemi të zgjedhim ata që ne e dimë që kanë më shumë nevojë. Do të duhet të konsultohemi me databazën tonë të personave me aftësi të kufizuar, që gjithashtu edhe aty të mund të zgjedhim familjet që kanë më shumë nevojë në këtë moment. E njëjta gjë vlen edhe për familjet me ndihmë ekonomike ose për nënat kryefamiljare, për ata të komunitetit rom dhe egjiptian, pra ei gjithë databaza jonë reflekton familjet apo personat që kanë më shumë nevojë në këtë moment”, – tha Ruseti.

“Që prej 10 ditësh tashmë jemi siguruar që nëse të moshuarve i kemi çuar një vakt të gatuar të gatshëm në shtëpitë e tyre. Të gjtiha qendat tona sociale kanë shërbyer vaktet e drekës, ndryshe nga më përpara që i kemi bërë në qendrat tona ku ata rrinë dhe konsumojnë vaktin. Tani ia kemi çuar në shëpi,dhe kjo ka ndihmuar që ata të evitojnë në maksimum daljen e tyre nga shtëpia. Ndërkohë që me familjet, ata që kanë mundësi fizike për të gatuar i kemi çuar pakta ushqimore ose çfarëdolloj paketa higjieno-sanitare e kështu me radhë, që të sigurohemi që kjo është mënyra më e mirë që të gjitha familjet të kalojnë këtë periudhë të vështirë”, -nënvizoi ajo.

Nënkryetarja Ruseti e falënderoi Gjebrean për ndihmën ndaj këtyre familjeve. “Mezi presim që nesër të bëjmë këtë bashkëpunim të dyja palët dhe të shkojmë te 20 familjet në qytetin e Tiranës”, – tha Ruseti./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com