Loading...

Termometër dixhital dhe intervistim/ Drejtori i Portit të Vlorës për ATSH-në: Janë kontrolluar të gjithë pasagjerët

Pasagjerët që mbërrijnë nga Italia në Portin e Vlorës i nënshtrohen kontrolleve të shtuara në kuadër të masave ndaj koronavirusit dhe situatës në Itali.

Drejtori i Portit të Vlorës, Admir Malaj në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se, janë intervistuar dhe janë kontrolluar me termometër dixhital të gjithë pasagjerët që kanë mbërritur nga Italia.

“Ka që në fillim të shkurtit që janë marrë masat. Është krijuar një ambient për mjekët është vënë në dispozicion një ambient. Gjithashtu sot edhe shumë gazetarë ishin në portin e Vlorës dhe panë nga afër asistuan sesi kontrollohen pasagjerët. Ata intervistohen dhe i matet temperatura me termometër dixhital. Bëhet intervistimi i pasagjerëve merren të dhënat emër mbiemër dhe numër telefoni i të gjithë pasagjerëve”, u shpreh drejtori i Portit të Vlorës për ATSH-në.

“Janë kontrolluar të gjithë pasagjerët 100%. Kanë kaluar 217 pasagjerë sot dhe të gjithë janë kontrolluar. Gjithashtu janë kontrolluar edhe shoferët e kamionëve dhe autobusëve. Kishte staf mjekësor edhe në kalimin e automjeteve dhe në terminal. Sot ishin 10 mjekë”, tha Malaj për ATSH-në./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com