Loading...

Përhapën panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, ministria i heq licencën/Shahini: Drejtuesit do ndiqen penalisht

Ministria e Arsimit i ka hequr licencën një shkolle private pasi morën vendim për të mbyllur shkollën si masë ndaj koronavirusit pa një urdhër nga ministria.

Ministrja Besa Shahini deklaron se shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor vetëm më urdhër ministri, duke njoftuar se drejtuesit e shkollës do të ndiqen në organet e drejtësisë.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën. Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, njofton ministrja Shahini./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com