Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka vend për panik dhe deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit.
“Ju lutem ndiqini këto këshilla të thjeshta të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun”, iu drejtua kryeministri Rama qytetarëve.
Rama u shpreh se “nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurt se do ta kalojmë edhe këtë flamë së bashku”.
Larja e shpështe e duarve, mbulimi i gojës kur tështini, shmangia e prekjes me dorë të hundës, gojës dhe syve janë disa nga këshillat që Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë për qytetarët. Gjithashtu këshillohet që sipërfaqet të pastrohen me dezinfektantë me bazë klori ose alkooli.
Ministria e Shëndetësisë këshillon qytetarët të shmangin kontaktin e afërt me persona të prekur nga infeksionet aspiratore akute dhe sugjeron që të përdoren maskat vetëm nëse dyshojnë se janë të sëmurë apo po ndihmojnë njërëz të tjerë të sëmurë, duke shtuar se nuk është e nevojshme të përdoren antibiotikë përveç rasteve kur përshkruhet nga mjeku.
Në fund Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale këshillon që çdo qytetar të kontaktojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare mjekësore në rast se keni më pak se 14 që jeni kthyer nga vendet e prekura dhe keni shenja të sëmundjes./atsh