Loading...

Zjarret në Australi kanë zhdukur mbi një miliard kafshë

Më shumë se një miliard kafshë mund të jenë shfarosur në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë nga zjarret, që dogjën 8,4 milionë hektarë në të gjithë Australinë, sipërfaqe kjo e barabartë me territorin e Austrisë, sipas vlerësimeve të fundit të WWF Australia.

“Shifrat e kafshëve të zhdukura, nga zjarret që po shkatërrojnë Australinë, janë përllogaritur duke përdorur një metodologji, që vlerëson ndikimin e shpyllëzimit mbi faunën australiane”, shpjegoi WWF.

Sipas kësaj shoqate, bëhet fjalë për një apokalips./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com