Fakti që temperatura normale e trupit të njeriut është 37 gradë Celsius ishte i vërtetë në shekullin XIX, kur u formulua, por që atëherë trupi i njeriut është ftohur, aq sa temperatura e referencës është tani gjysmë grade më i ulët, sipas studimit të universitetit të Stanfordit, i botuar në revistën ”eLife”.
Përcaktimi i vlerës 37 gradë Celsius është bërë në vitin 1851, kur mjeku gjerman, Carl Reinield August Wunderlich kishte arritur në konkluzion pas në një serie matjesh kryesisht tek ushtarët.
Studiuesit amerikanë analizuan tre grupe të të dhënave të veçanta të temperaturës së trupit, një të marrë nga veteranët e ushtrisë me matjet e bëra midis viteve 1862 dhe 1930, një që daton nga vitet 1970 dhe një midis viteve 2007 dhe 2017, pra gjithsej gati 700 000 matje në tërësi.
Meshkujt e viteve 2000 janë 0,59 gradë Celsius më të ftohtë se ata të lindur në 1800, ndërsa gratë kanë humbur 0,32 gradë.
Dallimet janë llogaritur duke marrë parasysh pajisjet më të mira në dispozicion deri tani.
“Fiziologjikisht jemi ndryshe nga sa ishim në të kaluarën, pasi ambienti në të cilin jetojmë ka ndryshuar, përfshirë temperaturën e shtëpive tona, mikroorganizmat me të cilët biem në kontakt dhe ushqimin që hamë”, theksuan autorët./atsh