Loading...

Tymi nga zjarret e Australisë ka arritur në Amerikën e Jugut

Tymi nga zjarret katastrofike, që po shkatërrojnë Australinë, ka devijuar 11 000 kilometra përtej oqeanit Paqësor dhe ka arritur në Amerikën e Jugut, deklaroi sot Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së.

Pjesa më e madhe e tymit arriti dje në Argjentinë dhe Kilin Qendror, ku sot qielli u shfaq gri për shkak të ndotjes.

Në Argjentinë, kanali televiziv i motit SNM deklaroi se tymi është i dukshëm nga rajoni jugor i Patagonisë deri në veri, drejt Buenos Ajresit, ku perëndimi i diellit ka marrë një ngjyrë të kuqe më të thellë.

Autoritetet theksuan se tymi në këto vende nuk përbën rrezik për shëndetin, ndryshe si në Australi ku ndotja e ajrit ka arritur në nivele të larta.

Aktualisht zjarret kanë çliruar rreth 400 megatonë dioksid karboni në atmosferë, deklaroi programi i monitorimit i BE-së “Copernicus”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com