Shumë banorë të Elazigut, qytet në lindje të Turqisë, që u godit të premten nga një tërmet me magnitudë 6,7 ballë të shkallës Rihter, kanë preferuar ta kalojnë natën jashtë, pavarësisht temperaturave që kanë arritur deri në -10 gradë Celsius.
Dje në mbrëmje, një tërmet me magnitudë 5,1 ballë Rihter ka rikthyer frikën tek banorët, të cilët kanë dalë në rrugë me thirrjet tërmet, tërmet!
Sipas agjencisë qeveritare për situatat e katastrofës (AFAD), më shumë se 500 lëkundje të magnitudës nga 1,0 deri 5,1 janë regjistruar që prej tërmetit të së premtes, që ka shkaktuar të paktën 35 të vdekur, sipas një bilanci të ri.
Tërmeti i fuqishëm që goditi të premten pjesën lindore të Turqisë ka shkaktuar të paktën 35 të vdekur, sipas një bilanci të ri të njoftuar sot nga autoritetet.
“Numri i të plagosurve në qytetet e Elazigut dhe të Malatyas ka arritur në 1 607″, theksoi agjencia qeveritare për situatat e katastrofës (AFAD).
Forcat e shpëtimit vazhdojnë edhe sot kërkimet për të mbijetuar në qytetin e Elazigut”, theksoi një korrespondent.
Sipas AFAD, 45 persona janë gjetur të gjallë në gërmadha që prej të premtes.
“Rreth 80 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malataya dhe 645 banesa janë dëmtuar rëndë”, sipas të njëjtit burim.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shkoi sot në dy qytetet më të prekura nga tërmeti duke konfirmuar se do të merren menjëherë masat e nevojshme (…) me qëllim që askush të mos mbetet pa strehë./atsh