Loading...

Turqi/ Gjykata e Lartë tërheq vendimin për ndalimin e aksesit në Wikipedia

Gjykata Kushtetuese e Turqisë publikoi sot një sqarim të hollësishëm të vendimit të saj në dhjetor, ku vendosi se ndalimi i aksesit në Wikipedia për më shumë se dy vjet shkel të drejtën e lirisë së shprehjes.

Publikimi i vendimit në gazetën zyrtare i hap rrugën aksesit online, por fillimisht enciklopedia duhet t’i drejtohet Autoritetit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (BTK).

Në Turqi, Wikipedia është bllokuar që nga prilli 2017, për lidhjet të pretenduara me xhihadistët në Siri.

Gjykata Kushtetuese deklaroi se Wikipedia ka hequr ose korrigjuar pjesën më të madhe të përmbajtjes. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com