Loading...

Tërmeti në Turqi/ Xhaçka: Me mendje e zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shprehu dhimbjen dhe solidaritetin për popullin turk, në këto momente tragjedie që po kalon pas tërmetit 6.8 ballë Rihter që ka goditur Turqinë, mbrëmjen e së premtes.

“Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie”- shprehet Xhaçka.

“Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme”, citon ministria e Mbrojtjes./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com