Loading...

Qeveria ruse jep dorëheqjen

Kryeministri rus, Dmitri Medevev i prezantoi sot presidentit, Vladimir Putine dorëheqjen e qeverisë së tij, një njoftim i papritur pas fjalimit të presidentit, i cili njoftoi reforma kushtetuese.

“Ne, si qeveri e Federatës së Rusisë duhet t’i japim presidentit të vendit tonë mjetet e duhura për të ndërmarrë çdo veprim që është i nevojshëm. Dhe për këtë arsye (…) qeveria në tërësi jep dorëheqjen”, theksoi Medvedev, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Presidenti rus, Vladimir Putin falenderoi kryeministrin në ikje dhe ministrat e tij, duke iu kërkuar të ndjekin çështje aktuale deri në emërimin e kabinetit të ri.

“Dëshiroj t’iu falenderoj për gjithçka keni bërë, shpreh mirënjohjen time për rezultatet e marra (…)”, theksoi ai.

Vladimir Putin propozoi sot një sërë reformash kushtetuese para riforcimit të pushteteve të Parlamentit, duke ruajtur karakterin presidencial të sistemit që ai drejton prej 20 vitesh./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com