Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: S.Sh., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesën e shtetasit D.H., është konstatuar duke kryer punime pa leje e organeve përkatëse.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Ndërtim i paligjshëm”, “Dhënie e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” dhe “Fshehje e të ardhurave”. /atsh