Muzeu kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi sot Patër Anton Harapin, i cili u pushkatua në vitin 1046 nga regjimi komunist.
Patër Anton Harapi lindi më 1888, në Shkodër. Studioi për teologji dhe filozofi në Hungari e më pas filloi punë si meshtar në Grudë. Më 1910 jep mësim në Kolegjin e Fretënve, Shkodër. Më 1918-1919, famullitar në Malësinë e madhe. Më 1922-24 është bashkëthemelues e drejtues i grupit atdhetar Ora e Maleve. Punon si mësues filozofie në gjimnazin “Illyricum” dhe më 1924 bëhet drejtor i tij. Më 1930-36 drejton revistën “Hylli i Dritës”.
Gjatë kësaj periudhe shkruan, rreth 70 artikuj në revista të ndryshme dhe boton disa libra. Më 1940, zgjidhet anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Më 1943 emërohet anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, ku ka qëndroi deri në fund të vitit 1944. U arrestua më 5 qershor 1945 e më pas më 20 shkurt 1946 u pushkatua./atsh