Loading...

Papa Françesku: Populizmi terren pjellor për urrejtjen

Nga indiferentizmi lindin populizmat terrene pjellore për urrejtjen, deklaroi papa Françesku në Vatikan.

“Është shqetësuese rritja, në shumë pjesë të botës, e një indiferentizmi egoist, ku njerëzit mendojnë vetëm për veten e tyre”, tha ai.

”Jeta është e mirë nëse është e mirë për mua, mendojnë ata dhe, kur ka diçka që nuk shkon, atëherë shpërthen zemërimi dhe ligësia”, theksoi papa.

”Urrejtja rritet me shpejtësi në këto kohë. Kohët e fundit ne kemi qenë dëshmitarë të rigjallërimeve barbare të antisemitizmit. Unë nuk lodhem duke dënuar me forcë të gjitha format e antisemitizmit’’, përfundoi papa./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com