Një aeroplan, tip ”Boeing 737” i kompanisë ”Ukraine Airlines” u rrëzua, menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar i Iranit ”Imam Khomeini”.
Sipas medieve raportohet se në bord ndodheshin 180 persona, përfshirë ekuipazhin dhe pasagjerët.
”Shkaku i rrëzimit të aeroplanit mendohet një problem teknik’’, theksoi një burim zyrtar.
Deri tani njoftohet se nuk ka asnjë të mbijetuar./atsh