Loading...

Në 2020-ën, 880 punonjës të rinj në administratën publike

Në administratën publike për vitin 2020 janë planifikuar që të rekrutohen 880 persona sipas kategorive të ndryshme që janë specifikuar.

Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar planin vjetor të pranimit për vitin 2020 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil. Këshilli i Ministrave ngarkon Departamentin e Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim, gjatë vitit 2020, është gjithsej 880, të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 3;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 59;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 150;
ç) Për kategorinë ekzekutive 668.

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm, në kategorinë ekzekutive, janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;
– Audit i brendshëm;
– Shkenca ekonomike;
– Shkenca ekonomike/juridike;
– Shkenca shoqërore;
– Shkenca sociale;
– Histori-filologji;
– Shkenca mjekësore;
– Veterinari;
– Agronomi;
– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
– Kimi;
– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
– Shkenca inxhinierike;
– Arkitekturë;
– Arkeologji dhe restaurime;
– Artet e bukura;
– Gjeodezi;
– Shkenca ekzakte;
– Shkenca edukimi;
– Mësuesi;
– Arsim i lartë ushtarak/policor;
– Arsim i lartë.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Departamenti i Administratës Publike. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com