Granit Xhaka do të qëndrojë te “Arsenali”. Ky është vendimi i marrë nga drejtuesit e skuadrës londineze, të cilët pasi kanë vlerësuar të gjitha opsionet mbi të ardhmen e mesfushorit, kanë arritur në përfundimin se Xhaka do të qëndrojë, të paktën deri në qershor te skuadra e “Arsenalit”
Mesfushori këtë sezon nuk po tregon më të mirën e tij dhe drejtuesit e “Arsenal” e nxorën në merkato, ku “Herta e Berlinit” në Budensligë shprehu interesin e saj për të blerë shqiptarin e natyralizuar si zviceran, por nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Trajneri i “Arsenal”, Arteta ka folur mbrëmjen e kaluar për Xhakën. “Mendoj se nuk do të largohet nga ne. E kam bindur që të qëndrojë në Londër”, u shpreh shkurt trajneri i “Topçinjve”.
Pas kësaj deklarata merr fund dhe dilemat për të ardhmen e futbollistit që në ndeshjen ndaj “Manchester United” në Premier League, u duartrokit edhe nga tifozët për paraqitjen e tij të mirë. /atsh