Loading...

Librazhd/ 150 bletarë përfitojnë mbështetje nga projekti i BE-së

150 bletarë në fshatin Stëblevë, 13 km larg Librazhdit, janë mbështetur nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i financuar nga BE dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, për mbarështimin e bletëve dhe prodhimin e mjaltit, duke përmirësuar kështu ekonominë e tyre familjare.

Veli Hoxha, përfaqësues i “Shoqatës së Bletarëve Librazhd”, shprehet se bashkëpunimi me ‘ReLOaD’ ishte shumë i vlefshëm për të gjithë bletarët e zonës.

“Nga ky projekt kanë përfituar 150 bletarë. Falë trajnimit janë rritur aftësitë tekniko-profesionale për të ushtruar profesionin e bletarëve, po kështu ky trajnim ka ndikuar në rritjen e numrit të bletëve, si dhe rritjen e rendimentit të prodhimit”- tha Hoxha.

Sipas tij, zona e Stëblevës është e pasur me llojshmëri bimësh dhe mjalti i prodhuar nga kjo zone është mjaft i preferuar veçanërisht nga konsumatorët kryeqytetas por edhe jashtë vendit. Janë rreth 40 familje të kësaj zone që merren me mbarështimin e bletëve e prodhimin e mjaltit të cilët, e kamë kthyer këtë aktivitet në biznes familjar prej të cilit sigurojnë edhe të ardhura për familjet e tyre.

Hoxha, tha se, program Reloadi i ka ndihmuar shumë pasi tashmë ka shtim të numrit të krerëve (bletët), dhe trajnimi i të rinjve ka qenë një punë e frytshme për punësmin e tyre dhe rritjen e të ardhurave ekonomike për familjen. Ndërsa prodhimi i mjaltit arrin deri 12 kg për një zgjua në vit, ose 10 kuintal në vit nxjerr një tregtar sipas koshereve që kanë.

Bashkimi Europian ka akorduar një buxhet prej 10 milionë eurosh për nxitjen e punësimit dhe përmirësmin e shërbimeve ndaj qytetarëve, në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfituese është edhe Shqipëria, me një financim prej 1.5 milionë euro. Ky projekt është i shtrirë në 12 bashki të vendit. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com