Loading...

Lëkundje tërmeti 4.9 të shkallës Rihter, pasgoditje të 26 nëntorit

Një lëkundje tërmeti është regjistruar mbrëmjen e sotme e cila është ndjerë në Tiranë dhe zonat përreth.

Sipas IGJEUM, goditja kryesore e orës 21.15 ishte me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter, me thellësi 7 km, me epiqendër në fshatin Bubq. Goditja është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla, të cilat shoqërojne aktivitetin sizmik të 26 nëntorit.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se sipas komunikimeve me prefekturat, deri tani nuk raportohen dëme. Komunikimi po vijon nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale, deri tani.

Nuk raportohen dëme edhe në Korçë e Pogradec ku janë ndjerë lëkundje të lehta.

Lëkundjet e tërmetit kanë nxjerrë në rrugë banorë të Tiranës./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com