Ambasada e Italisë në Tiranë i bashkohet me entuziazëm duke blerë një paketë biletash në ndeshjen e solidaritet që po zhvillohet mes yjeve të futbollit europian dhe atyre të kombëtares kuqezi.
Ambasada e Italisë në Tiranë njofton se “disa nga emrat legjendare të futbollit italian, në fushën e stadiumit Air Albania Stadium me moton: “Le të luajmë dhe të rindërtojmë së bashku”. Të gjitha paratë e mbledhura nga shitja e biletave do të dhurohen për dëmin e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ambasada bashkohet me entuziazëm duke blerë një paketë biletash për të gjithë punonjësit për të mbështetur iniciativën”, thuhet në njoftimin e Ambasadës italiane./atsh