Anëtarët e shoqatës “Nënë Tereza” dhe përfaqësues nga komuniteti shqiptar në Itali pas grumbullimit të ndihmave janë angazhuar në shpërndarjen e tyre në rreth 300 familje në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Lajmin e bën të ditur ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i cili ka sjellë në vëmendje aktivitetin e grumbullimit të ndihmave nga shoqata “Nënë Tereza”në Trento.
Në bashkëpunim me stafin e bashkisë Krujë, stafin e shoqatës “Nënë Tereza” në njësinë Bubq u shpërndanë ndihma për pothuajse 300 familje të dëmtuara nga tërmeti. Shoqata falënderon të gjithë komunitetin shqiptar dhe njësi të biznesit që u angazhuan në transportin falas të ndihmave.
Pas tërmetit të 26 nëntorit, solidariteti i komuniteteve shqiptare nëpër botë ka qenë i madh, duke kontribuar me ndihma dhe shuma financiare. /atsh