Loading...

Investimet në sport, Ylli: Ndryshimet janë të mëdha

Që nga 2013 e deri më tani, qjanë bërë shumë ndryshime përmes investimeve në sport duke siguruar infrastrukturën e duhur për këtë sektor.

Deputeti Socialist, Fidel Ylli tha se pavarësisht se ende sporti ka nevojë për shumë investime, janë bërë shumë të tilla. “Qeveria ka bërë shumë ndryshime. Po ta shikosh që nga viti 2013 deri tani, për shembull ju shikoni “Elbasan Arena”, “Stadiumi i Shkodrës”, “Tirana Olimpik Park”, “Stadiumi Kombëtar”, -tha Ylli.

Sipas tij, shteti ka për detyrë që të sigurojë infrastrukturën, nuk ka për detyrë që të shtyjë njerëzit të shkojnë në stadiume. I ftuar në një nga mediet e vendit, Ylli u shpreh se kryeministri Rama e ka dëshirën e mirë për të investuar në sport, por tërmeti i 26 nëntorit ka ndryshuar situatën.

“Kryeministri e ka pasur dhe e ka dëshirën e mirë por ne patëm një fatkeqësi që në momentin që do të fillonte implementi i kësaj reformës në sport dhe për këto ligjet financiare, ne na qëlloi tërmeti. Çfarë mund t’i thuash një kryeministri që i digjet mjekra dhe ne t’i themi, a mund ta ndezim pak cigaren në një kohë që njerëzit janë jashtë, janë pa shtëpi, janë nën rrënoja dhe siç u tund dje edhe pardje”, -tha ndër të tjera, Ylli. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com