Mauro Icardi kërkon transferimin te “Juventus”. Sulmuesi argjentinas edhe pse po kalon një formë shumë të mirë te “Paris Saint German”, kërkon rikthimin te “Seria A”, por jo te “Inter” që mban pronësinë e futbollistit, por tek rivalët e “Zonjës së Vjetër”.
Sipas medias italiane, Icardi është i joshur nga ideja për të luajtur përkrah Cristiano Ronaldos, Dybala dhe Higuain.
Icardi ka zhvilluar deri më tani në këtë sezon 19 paraqitje në të gjitha kompeticionet dhe ka arritur të shënoj 17 gola, por kjo nuk mjafton që ai të qëndrojë në Paris. Sipas “La Republica”, ish kapiteni i “Interit” dëshiron veshë fanellën e Juventusit. “Ne do të flasim për të ardhmen në fund të sezonit, por do të isha i lumtur të qëndroja në PSG”-, deklaroi argjentinasi.
Në shkrimin e saj “La Reppublica” bënë të ditur se, “Maurito dhe agjentja e tij Wanda Nara po përgatisin terrenin që ai të vishet bardhezi në qershor, pasi të ketë mbaruar huazimi tek “PSG”, me gjasë duke kundërshtuar blerjen nga klubi francez (i vendosur në 70 milionë euro)./atsh