Loading...

Erdogan: Do të vazhdojmë përpjekjet për të ndaluar kaosin në Libi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës në Algjeri, deklaroi se do të vazhdojmë përpjekjet për të ndaluar kaosin në Libi.
“Shprehim kënaqësinë për përfshirjen e Algjerisë në procesin e Berlinit. Padyshim që Algjeria do të ofrojë kontribut shumë të vlefshëm dhe konstruktiv në përpjekjen për të siguruar stabilitet në Libi”, deklaroi Erdogan.

“Edhe ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndaluar gjakderdhjen në Libi”, theksoi Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun algjerian Tebboune.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk ka dhënë një provim të mirë as në Siri dhe as në Libi. Në thellimin e krizës në Libi krahas vendeve europiane, kanë një rol të madh edhe qëndrimi i pavendosur dhe mosveprimi”, deklaroi Erdogan.

“Në fazën ku kemi arritur, ka një rëndësi të veçantë ndjekja e vendimeve të marra në Konferencën e Berlinit dhe zbatimi i tyre në terren”, shtoi Erdogan./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com