Loading...

Dygolëshi i Ronaldos, Juventusi shkëputet me 4 pikë nga Interi

“Juventusi” ka mundur mbrëmjen e djeshme “Parmën”, në kuadër të javës së 20-të të Seria “A” dhe është shkëputur me katër pikë diferencë ndaj “Interit”.

Bardhezinjtë arritën një fitore të vështirë në “shtëpi” ndaj verdhe-bluve, të cilët shfaqën një lojë mjaft të mirë, por që nuk i rezistuan dot formës së mirë të Ronaldos, që shënoi një dygolësh.

Bardhezinjtë duke përfituar nga gabimi i zi-kaltërve që u ndalën nga “Leçe”, në ndeshjen e zhvilluar gjatë orarit të drekës, janë shkëputur me katër pikë ndaj skuadrës së drejtuar nga tekniku Conte. “Interi” pas barazimit, jo vetëm që i dha mundësi të Juves që të shkëputet, por rrezikon edhe vendin e dytë, pasi nëse fiton “Lazio” që ka një ndeshje më pak e parakalon. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com