Loading...

Besimtarët ortodoksë shënojnë Ditën e Ujit të Bekuar

Të gjithë besimtarët ortodoksë në mbarë vendin, sot në 6 janar kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar.

Kjo festë e madhe festohet çdo vit, duke mbledhur qindra dhe mijëra besimtarë të krishterë. Dita e Ujit të Bekuar festohet me hedhjen e kryqit në ujë.
Në Gjirokastër është celebruar bekimi simbolik i ujërave, që përkujton sipas kalendarit ortodoks pagëzimin e Krishtit në ujërat e lumit Jordan ndërsa në Elbasan kryqi u kap për herë të parë nga një 19-vjeçar.
Dita e ujit të bekuar është shënuar edhe në qytetin e Elbasanit, ku kryqi u nxorr nga një 19-vjeçar. Ceremonia u zhvillua edhe në Berat, ndërsa në Korçë, pas ritualit të celebrimit të meshës për të gjithë besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, qytetarët korçarë i janë drejtuar shatërvanit tek lulishtja”Vangjush Mio”ku edhe është zhvilluar ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë.

Sipas Biblës dita e ujit të bekuar, përkon me parathënien e 3 personave që panë në qiellin e Bethelemit në Jeruzalem yllin, i cili paralajmëronte lindjen e Jezu Krishtit.
Të tre dijetarët kishin ardhur nga vende të ndryshme për të parë lindjen e Krishtit dhe për t’i dedikuar atij dhurata të ndryshme. Duke u nisur nga ky fakt, kjo ditë njihet si dita e bekimit nga Zoti, të ujërave të të gjithë botës. Ajo çka e bën të veçantë është rituali i hedhjes së kryqit në ujë, kryesisht në det, lumë, liqen. Ashtu si ndodh në shumë vende të botës, edhe në Shqipëri ky ritual kremtohet prej vitesh në qytete si Berati, Gjirokastra, Durrësi, Fieri, Lushnja e Korça. Të rinjtë janë ata që bëhen pjesë e këtij riti, pasi çdo vit duke sfiduar edhe temperaturat e ulëta të janarit, janë hedhur në ujë për të kapur kryqin./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com