Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet projektin “Shkolla si Qendër Komunitare”, në Vlorë
Shefi i Marrëdhënieve me Publikun, Brian Beckmann vizitoi qendrën komunitare të sapo hapur në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Vorë, pjesë e projektit “Shkolla si Qendër Komunitare”, të mbështetur nga Ambasada dhe zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
Ai bisedoi me aktorët kryesorë vendorë të kësaj nisme, përfshirë studentë, mësues, prindër, zyrtarë të qeverisë vendore, komunitete fetare, polici vendore dhe aktivistë të komunitetit. Ata folën për rolin e rëndësishëm që ky program luan në ndërtimin e lidhjeve të forta brenda komunitetit dhe sigurimin e një të ardhme më të mirë për të rinjtë.
“Ju uroj për kontributet tuaja të çmuara, të cilat po e bëjnë komunitetin tuaj dhe Shqipërinë një vend më të mirë dhe më të sigurt për të jetuar. Ambasada e Shteteve të Bashkuara ju mbështet në përpjekjet tuaja”, tha Shefi i Marrëdhënieve me Publikun Beckmann./atsh