Një mbrëmje me emocione të fuqishme sportive në Pallatin e Sportit “Flamurtari” të Vlorës, ku veç të tjerash, në Kick-Boxing, u ndeshën për titullin Kampion Evrope dhe Kampion Botëror.
Ilda Lelo, Kampione Evrope, në ndeshjen përballë kampiones në fuqi, sportistes turke (fitoi në raundin e dytë nga tre raunde), dhe Edi Shehaj , Kampioni i ri i Botës , në ndeshjen përballë mbajtësit të këtij titulli në peshën 70 kg nga turku Omer Faruk Duran (fitoi në raundin e tretë nga pesë raunde).
Bravo Kampionët! Bravo trajnerit Alban Alikaj!