Loading...

Trump: Popullariteti im në rritje për shkak të impeachment-it

Presidenti amerikan, Donald Trump e quajti mashtrim procesin e impeachment-it ndaj tij duke theksuar se nuk do të brengosej shumë për gjykimin e gjatë në Senatin amerikan.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pasi Komiteti Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve aprovoi dy akuza kundër tij, Trump denoncoi gjithë procesin duke e quajtur “të turpshëm”.

“Kjo me të vërtetë është një gjë shumë e trishtueshme për vendin tonë, por duket se politikisht do të jetë shumë e mirë për mua”, tha Trump duke shtuar se atij i është rritur popullariteti pas zhvillimeve të fundit.

Një komision i Kongresit amerikan miratoi dje akuzat kundër presidentit amerikan, Donald Trump, një etapë vendimtare para një votimi historik të procedurës së shkarkimit.

Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve miratoi dy akuza të ngritura nga demokratët kundër presidentit amerikan si abuzime me pushtetin dhe pengim i mbarëvajtjes së Kongresit.

Presidenti amerikan, Donald Trump do t’i nënshtrohet javën e ardhshme një procedure shkarkimi gjatë një votimi historik në Kongres ndërkohë që një komision i Kongresit votoi dje dhe akuzat kundër tij./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com