Tirana është përgatitur për natën më të gjatë të vitit, atë të ndërrimit të viteve dhe atmosfera festive ndjehet kudo në kryeqytetin shqiptar.
Ashtu si shumë kryeqytete të Europës, edhe Tirana është bërë gati për të mikpritur festat e fundvitit. Shtëpizat e “Fshatit të Festave” të vendosura në sheshin “Skënderbej” janë kthyer një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen jo vetëm gjatë ditës, por veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.
Për emigrantët shqiptarë të cilët duan që të kalojnë festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, në Tiranë, do të mund të gjejnë mundësi për të kaluar kohë të bukur në kryeqytetin e zbukuruar. Por kjo, sigurisht është një mundësi për të gjithë qytetarët, për t’u larguar nga stresi dhe monotonia e përditshme dhe për të shijuar mbrëmjeve, kohë relaksi dhe kënaqësie.
Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell një album me foto nga pikat më tërheqëse nga Tirana e zbukuruar. Fotograf: Agim Dobi. /atsh