Tirana ka fituar derbin e 156 të kryeqytetit përballë kampionëve të Partizanit me rezultatin 1-2 në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania” që u inaugurua në nëntor përballë Francës, ndërsa kjo ishte ndeshja e parë e kampionatit.
Batha në minutën e 7 dhe Kobinah në minutën e 90, i dhanë fitoren Tiranës në derbin kundër Partizanit.
Bardheblutë kanë festuar tre pikëshin përpara 20 mijë tifozëve jo vetëm për faktin se një fitore e tillë nuk vinte që prej shkurtit të 2014-ës, por edhe sepse qëndrojnë pretendentë për të fituar kampionatin.
Tirana bëhet kështu skuadra e parë që fiton në stadiumin e ri “Air Albania”, i inauguruar një muaj më parë në ndeshjen Shqipëri-Francë. /atsh