Loading...

Tërmeti i 26 nëntorit/ Rama: 15 milionë eurot e Komisionit Europian janë për këtë fazë, presim konferencë donatorësh

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 15 milionë eurot e alokuara nga Komisioni Europian janë të nxjerra me urgjencë jashtë kanaleve të zakonshme për tani, për këtë fazë”.

Në fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri Rama theksoi se “menjëherë sapo u bë njoftimi nga Komisioni Europian për alokimin e 15 milionë eurove u shpërnda informacioni i shoqëruar me një lajm të rremë që kaq ishte kjo ishte”.

“Janë 15 milionë euro të nxjerra nga portofoli i Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, nuk e di si ia kanë vënë emrin përfundimisht tani se fjala zgjerim u bën pak tërmet”-, tha Rama.

Ndërkohë, vijoi Rama, janë në proces qoftë shqyrtimi i kërkesës tonë për të mbledhur fondet IPA të Shqipërisë dhe për të vendosur në një zë për rindërtimin qoftë edhe mekanizimi i ndihmës në rast fatkeqësish i Bashkimit Europian.

“Paralelisht është vënë në vijë me sa kuptoj edhe kërkesa e bërë qysh ditën e parë për një konferencë të madhe donatorësh, sepse në këtë rast do të ishte mirë që vendet e BE-së, por jo vetëm të jepnin një kontribut veçmas arkës së buxhetit europian “, – theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “besoj se këtë e kemi arritur duke iu referuar deklaratës së bërë nga Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com