Fshat i dëgjuar në rrethin e Vlorës. Në periudhën e socializmit u bashkua me Vranishtin në një kooperativë bujqësore.
Tërbaçi ka qenë i banuar që në lashtësi. E vërtetojnë këtë gjetjet e shumta arkeologjike, por edhe zbulimi u varrezave ilire. Është një fshat me tradita të kahershme patriotike, burrat e të cilit janë dalluar për trimëri. Banorët e këtij fshati kanë marrë pjesë gjallërisht në kryengritjet kundër Tanzimatit, ku u dallua Lulo Abazi dhe Miro Tërbaçi. Është vendlindja e patriotit të shquar demokrat revolucionar, Halim Xhelo, Heroi i Popullit. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare i gjithë fshati u hodh me Lëvizjen.
Në gusht të vitit 1942 u krijua Ceta partizane e Tëbaçit, në tetor 1942 u ngrit Këshilli Nacionalçlirimtar i fshatit dhe në nëntor të këtij viti u ngrit celula e parë komuniste. Në Barmyshje të Tërbaçit në janar 1944 u krijua Brigada e Pestë Sulmuese, Heroinë e popullit, një nga më të mëdhatë dhe më ta lavishmet e Luftës Antifashiste Nacinalçlirimtare shqiptare. Fshati ka 52 dëshmorë dhe tre Heronj Populli.
Tërbaçi është vendlindja e Hysni Kapos, udhëheqës i lartë në Luftë dhe në periudhën socialiste. Fshati i Tërbaçit tradicionalisht është marrë me bujqësi dhe blegtori, por më shumë me blegtori të imët. Cilësia e mishit dhe të bulmetrave këtu janë të një niveli të pakrahasueshëm me shumë zona të tjera të Vlorës. Nga Tërbaçi kanë dalë shumë kuadro me arsim të lartë që kontribuojnë në të gjithë Shqipërinë. Vetëm oficerë Tërbaçi ka patur 252 veta. Tani, pas viteve ’90, fshati është zvogëluar nga