Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi sot se, Taskforca antikorrupsion do të ketë një strukturë të re me koordinatorë antikorrupsion në 17 agjenci qendrore që nuk varen e Ministria e Drejtësisë, por agjenci ku perceptimi i qytetarëve është lartë, si tatimet, doganat, kadastra dhe agjencitë e arsimit dhe shëndetësisë.
Në një takim me gazetarët ministrja Gjonaj u shpreh se, “17 koordinatorët e përzgjedhur do të jenë në nivel zv.drejtorësh”.
Sipas ministres Gjonaj, “kjo strukturë e ngritur me urdhër të kryeministrit do të ketë varësi institucionale nga agjencitë ku do të atashohen.
Ndërkohë shtoi ministrja Gjonja, “koordinator i antikorrupsionit do të vazhdojë të jetë ministri i Drejtësisë”./atsh