Kancelarja gjermane Angela Merkel po planifikon të zhvillojë një takim me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan në janar, sipas një raporti të medieve gjermane.
E përditshmja “Sueddeutsche Zeittung” raportoi se Merkel pritet të fluturojë në Ankara për takimin.
Megjithatë një zëdhënëse e qeverisë gjermane nuk pranoi të konfirmojë vizitën duke deklaruar se ata njoftojnë takimet e kancelares çdo të premte.
Erdogan ka paralajmëruar se një valë e re migracioni mund t’i drejtohet Europës për shkak të sulmeve ajrore në veri të Sirisë. /atsh