Loading...

Sugjerimet për bizneset e dëmtuara në Durrës, Rama-Bashës: Refuzimi i tryezës së përbashkët, gabim i madh

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se refuzimi i tryezës së përbashkët nga ana e kryetarit të PD, Lulzim Basha është gabim i madh.

Duke reaguar ndaj sugjerimeve të kreut të PD në lidhje me bizneset e dëmtuara në Durrës, Rama ka theksuar se përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit dhe Ministrja e Financave.

“Lulzim Basha, një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit dhe Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh”, është shprehur Rama.

Basha ka propozuar përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura, nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e riinvestojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit, si dhe pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.

Gjithashtu, Basha ka propozuar përjashtimin nga TVSH për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve dhe pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Ai i ka bërë thirrje thirrje sistemit bankar të riskedulojë këstet e kredive në periudhën e rindërtimit për operatorët ekonomikë në zonat e prekura./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com