Në vazhdën e aktiviteteve të tij të shumta, Muzeu Historik Kombëtar ka bërë të mundur dhe daljen në dritë të botimit “Studime Muzeologjike”, i cili vjen sërish për lexuesin e interesuar, këtë herë në numrin 9 të tij.
Qëllimi kryesor i kësaj reviste shkencore tashmë ndërkombëtare është të stimulojë debatin rreth vlerave të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Në numrin 9-të të tij, revista shkencore “Studime Muzeologjike” ka të përzgjedhur një seri shkrimesh të veçanta.
Ky botim përmban 13 shkrime me tema të ndryshme, ku të bien në sy ajo e shkruar nga Drejtori i Muzeut Historik Kombetar Dorian Koçi me titull: Roli i ushtarakëve holandezë në Krijimin e Xhandarmërisë Shqiptare. Më pas vjen punimi i Dr. Ioannis Vitaliotis nga Qendra e Kërkimeve mbi Artin Bizantin dhe Pasbizantin e Akademisë së Athinës; Skëndëer Bushi dhe Klodian Velo me “Koleksioni i kandilave në Muzeun Historik Kombëtar apo edhe një shkrim nga studiuesi Ahilino Palushi, “Kisha e Shën Triadhës në Tudas të Oparit në zonën e Korçës”.
Gjithashtu në këtë cilkël të revistës shkencore janë paraqitur me punimet e tyre, Kondorosy Szaboles, Frederik Stamati dhe Andrea Llukani, Eni Kaçi, Klajdi Zguro, Aurela Lamepetro, Erilda Selaj, Lida Fabian Miraj, Eszter Apor dhe Beatrix Lengyel.
Nëpërmjet revistës “Studime Muzeologjike”, Muzeu Historik Kombëtar nxit dhe inkurajon veprimtarinë kërkimore-shkencore në fushën e muzeologjisë, historisë, konservimit dhe restaurimit./atsh