Loading...

Shqipëri-Slloveni, ndeshje miqësore në Udine

Skuadra kombëtare e futbollit, do ta nisë vitin 2020 me një miqësore ndaj skuadrës së Sllovenisë.

Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se Kombëtarja e futbollit e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020.
Federata e Futbollit njofton se, ka dakordësuar së bashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale.

Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udinezes, “Dacia Arena”, ora 20:45.

Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi, do të komunikohen në ditët në vijim, thekson FSHF./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com