Loading...

Senati italian, takim solidariteti për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit

“Së bashku mundemi” është një takim solidariteti i zhvilluar në Senatin Italian, për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në fazën e rindërtimit të zonave të dëmtuara nga tërmeti.

Takimi i solidaritetit “Së bashku mundemi! Pas tërmetit të 26 nëntorit, Shqipëria kërkon ndihmë”, u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë në bashkëpunim me Grupin Parlamentar të Miqësisë Itali Shqipëri.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Diasporës së re shqiptare, personalitete arbëreshe si dhe përfaqësues të shtetit italian, të cilët theksuan nevojën për vëmendje, kujdes dhe vënie në dispozicion të ekspertizës së specializuar ndaj Shqipërisë.

Në takim ishin të pranishëm Konsujt e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë në Bari e Milano./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com