Presidenti amerikan, Donald Trump dhe 28 homologët e tij të NATO-s do të mblidhen në Londër për të festuar 70-vjetorin e aleancës, por samiti i tyre është lënë në hije nga diskutimet rreth qëllimit të NATO-s dhe drejtimit strategjik.
Samiti dyditor do të nisë një proces reflektimi që synon forcimin e bashkëpunimit politik brenda NATO-s, sipas burimeve të qeverisë gjermane.
Kjo në thelb është në përputhje me një propozim të ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas për të adresuar problemet brenda aleancës.
Ngjarjet e fundit në verilindje të Sirisë kanë çuar në kërkimin e funksionit të NATO-s, ndërkohë që presidenti francez Emmanuel Macron ka ndezur një stuhi polemikash me shprehjen e tij për “vdekjen klinike” të NATO-s.
Në tetor, Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat nga verilindja e Sirisë pa u këshilluar me aleatët e NATO-s.
Kjo i hapi rrugën Turqisë, gjithashtu një anëtar i NATO-s, të sulmonte milicinë kurde, aleate e perëndimorëve, që kishin ndihmuar në mposhtjen e Shtetit Islamik në rajon.
Samiti fillon me një takim të mëngjesit mes Trump dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Më vonë gjatë ditës, presidenti Trump do të takohet me presidentin francez Macron./atsh