Cristiano Ronaldo është i zhgënjyer nga humbja në superkupën e Italisë, ndaj Lazios dhe duket se ka nisur të mendojë për një të ardhme larg Juventusit.
Sulmuesi portugez nuk është aspak i kënaqur me lojën e trajnerit Sarri, nga i cili priste një skuadër më solide dhe që fitonte me lehtësi. Mediat italiane i kanë kushtuar një shkrim gjendjes shpirtërore të sulmuesit portugez, duke theksuar se në rast se CR7 vendos të largohet, 3 skuadra janë gati të garojnë për yllin portugez: “PSG” në krye e cila është e gatshme t’i ofrojë një kontratë faraonike dhe më pas janë “Manchester United” dhe “Sporting Lisbona”.
Agjenti i tij Jorge Mendez, pret vetëm të njihet me vendimin e Ronaldos për të nisur bisedimet, teksa në adresë të 5-herë fituesit të topit të artë ka oferta të shumta dhe nga Azia. Jorge Mendes pak ditë më parë u shpreh se portugezi do e respektojë kontratën dhe do të qëndrojë deri në verën e vitit 2021 te “Juventus”, ndërsa shtoi se me siguri e ardhmja e tij do jetë gjithnjë në Europë. /atsh